Dekani i Fakultetit




Prof. dr.  Izet Zeqiri
Dekan i Fakultetit të Gjeoshkencave dhe Teknologjisë

             +381 28 53 04 46         +381 28 53 04 46
E-mail:
[email protected]


FJALA E DEKANIT TE FAKULTETIT TE GJEOSHKENCAVE DHE TEKNOLOGJISE

Misioni dhe Vizioni i Fakultetit të Gjeoshkencave dhe Teknologjise

Misioni:
Misioni i Fakultetit të Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë, si edhe njësitë tjera akademike të UP – së është, që duke i reformuar gjithherë planet dhe përmbajtjen mësimore të lëndëve, duke aplikuar metoda dhe teknika moderne dhe nëpërmes edukimit dhe procesit të hulumtimeve shkencore të edukoj të rinjtë dhe të krijojë inxhinier kualitativ në lëmit e shkencave teknike që studiohen në FGJT, Xehetari (të drejtimeve: xehetari, gjeoteknikë, përpunimi i lëndëve të para dhe të hapjes së tuneleve), Gjeologjisë (të drejtimeve: vendburimet e lëndëve të para minerale dhe hidrogjeologji me gjeologji inxhinierike), Teknologji (të drejtimeve: inxhinieri ushqimore, inxhinieri e mbrojtjes së mjedisit dhe inxhinieri kimike) dhe të Metalurgjisë dhe Materialeve. Inxhinierët e dalë nga ky Fakultet mendohet të jenë bartës të zhvillimit të industrisë dhe të japin ndihmesë të madhe edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës në përgjithësi.

Arsimimi në Fakultetin e Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë mbulon gjithë spektrin e zhvillimit të teknologjisë moderne dhe bashkëkohore dhe shkencave teknike që studiohen në këtë fakultet në përputhje me tendencat rajonale, i vendosur edhe për një profesion praktik, por edhe si një bazë për punë efektive krijuese.

Roli i Fakultetit të Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë është të hartoj, të ekzaminoj dhe të zhvillojë inovacione në fushën e inxhinierisë dhe shkencave teknike, si dhe me mbështetjen shkencore dhe teknike të ndihmoj në zhvillimin e industrisë dhe të ekonomisë.

Arsimimi në Fakultet është në procesin e harmonizimit me trendet Evropiane.

Harmonizimi i trendeve ka të bëjë me punën e vazhdueshme dhe sistematike në përmirësimin e sigurimit të cilësisë së punës në të gjitha fushat: (programet e studimit, mësimdhënie, hulumtim, vlerësimin e studentëve, tekste, resurse, mbështetja e personelit joakademik, menaxhimin e procesit), duke rritur efektshmërinë në procesin e arsimit, lidhshmërinë në mes të veprimtarisë arsimore, shkencore hulumtuese dhe profesionale, si edhe ndërtimin dhe përmirësimin e organizimit të brendshëm.

Vizioni i Fakultetit të Gjeoshkencave dhe Teknologjisë, është për t'u zhvilluar në një institucion modern evropian të arsimit të lartë të njohur për arritjet e tij kërkimore shkencore dhe arritjet e studentëve të gjitha niveleve të studimit dhe fushat e studimit të FGJT – së, përmes përvetësimit të njohurive, shkathtësive dhe trajnimit të studentëve për punë të pavarur. Qëllimi është që FGJT të aftësoj dhe të japë kuadro që do të jen në gjendje që të kyçen në bashkëpunim dhe vazhdim të arsimimit të tyre në universitete në të gjithë botën.

Vizioni – Planifikimi strategjik:

  • Rritja e interesimit të rinjve për të studiuar në Fakultetin e Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë.

• Rritja e cilësisë të tri cikleve të studimit: bachelor, master dhe PhD.

• Përmirësimi dhe përparimi i planeve dhe programeve mësimore.

• Dhënia e mundësisë studentëve për të zgjeruar njohuritë e tyre sipas zgjedhjes së tyre dhe në këtë mënyrë të specializohen më ngushtë.

• Transferimi i njohurive të fundit shkencore dhe profesionale teknike, zhvillimi i shkencës dhe mendimit shkencor dhe kërkimor.

• Në mënyrë të vazhdueshme të krijohet kuadër i ri shkencor mësimor – personel mësimor dhe trajnimi dhe përsosja profesionale e të rinjve si kuadër shkencor dhe profesional.

• Sigurimi i mobilitetit dhe njohja ndërkombëtare e kualifikimeve të gjitha – tri cikleve të studimeve.

• Krijimi i kushteve të punës në mënyrë të vazhdueshme për studentët dhe personelin dhe sigurimi i pajisjeve laboratorike.

• Ndërtimi i Kampusit Universitar për nevojat e njësive akademike të Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë,

Misioni, vizioni dhe objektivat duhet të kontribuojnë në përfshirjen më të shpejtë të Fakultetit të Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë në trendet e shkencës dhe kërkimeve shkencore evropiane dhe botërore me çka sigurohet një kontribut i madh në zhvillimin e Universitetit të Prishtinës.