Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në partneritet me Universitetin Shtetëror të Arizonës (ASU) ju fton për aplikim në “Resarch Proposal Seed Grant”. Qëllimi i dhënies së grantit është që të avancojë kërkimet e aplikuara në Universitetin e Prishtinës, duke rritur kështu numrin dhe cilësinë e granteve të jashtme kërkimore të UP-së.

Granti i cili do të ketë shumën deri në $1000, do u ofrohet profesorëve dhe asistentëve të Universitetit të Prishtinës në bazë kompetitive.

Për aplikim, kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë formularin e plotësuar dhe CV-në (në Pdf ose në Word) në mënyrë elektronike, në adresën [email protected].

Afati i fundit për aplikim është: 5 qershor 2017.

Pas rishikimit të aplikacioneve, finalistët do të ftohen për intervistë me 6 qershor, ditë e martë. Intervistat do të mbahen në zyrën e World Learning në Prishtinë.