Në kuadër të “Muajit Artistik të Fakultetit të Arteve të Bukura” në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” u hap ekspozita e tretë me radhë e punimeve kreative të studentëve të këtij Fakulteti.

Kuratorët e kësaj ekspozite ishin studentët e Drejtimit të Skulpturës, përkatësisht punimet e studentëve të Prof. Fatmir Hoxha.

Fjalimin përshëndetës dhe hapjen e ekspozitës e bëri pro - dekani i Degës së Arteve të Bukura, Basri Mekolli. Ai në fjalën e tij i përgëzoi studentët dhe stafin akademik për punën e madhe e cila po bëhet në këtë njësi akademike, si dhe njëkohësisht i përgëzoi studentët për të arriturat e tyre në fushën kreative me anë të koncepteve dhe ideve të materializuara në skulpturat e prezantuara në këtë ekspozitë.

Në hapjen e kësaj ekspozite ishin të pranishëm studentët dhe stafi akademik i Fakulteti të Arteve.

Për të gjithë artdashësit, ekspozita do të jetë e hapur deri me 26 maj 2017.