K O N K U R S 
Për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2014-2015

I
Bursa universitare ndahen për studentët e nivelit të studimeve themelore (bachelor).

Të drejtë aplikimi për bursë universitare kanë studentët të cilët i plotësojnë këto kushte:
1. Të jenë studentë të rregullt të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës;
2. Të jenë studentë të vitit të dytë e më lart;
3. Të mos kenë vit të përsëritur të studimeve;
4. T’i kenë dhënë të gjitha provimet e vitit paraprak përkatës të studimeve në afatin e 
shtatorit;
5. Të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 9.00 (nëntë pikë zero)

Përjashtim nga pika 5 bëjnë studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës, të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, si dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Departamenti i Matematikës dhe Departamenti i Fizikës, të cilët mund të aplikojnë edhe me notë mesatare më të ulët, por jo më pak se 8 (tetë)

II
Studentët të cilët i plotësojnë kushtet nga pika një (I) e këtij konkursi duhet t’i paraqesin këto dokumente:
1. Fletëparaqitjen;
2. Vërtetimin për statusin e studentit (lëshohet nga fakulteti pa pagesë, shërben vetëm për bursë);
3. Pasqyrën e notave (lëshohet nga fakulteti pa pagesë, shërben vetëm për bursë).
Dokumentet e kompletuara dorëzohen fizikisht në zyrën e shërbimit të studentëve në fakultetet përkatëse, ndërsa të skanuara duhet të dorëzohen në E-mailin [email protected].
 Afati i paraqitjes zgjat prej datës 16/12/2014 deri më30/12/.2014 në orën 15:00.

Bursat universitare për vitin akademik 2014-2015 do t’u ndahen të gjithë studentëve të nivelit bachelor, të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë konkurs, ndërsa lartësia e bursës do të përcaktohet me vendim të veçantë të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, varësisht nga buxheti i Universitetit të Prishtinës dhe nga numri i studentëve që i plotësojnë kushtet për fitimin e bursës universitare. 

III
Afati i ankesave
Studentët të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë përfitimi të bursës universitare dhe nuk janë përfshirë në listën e studentëve përfitues të bursës, kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orësh pas ditës së publikimit të listave.
Ankesat duhet të dorëzohen në Rektorat në zyrën nr.2. 
Vendimi do të publikohet në tabelat e shpalljeve të fakulteteve, në mediat e shkruara si dhe në ueb-faqen e Universitetit: www.uni-pr.edu.

Rregullore mbi kriteret për ndarjen e Bursave

Plotësim ndryshimi i rregullores nr. 3/542