Me një hapje solemne dhe më shumë pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Evropës,  u mbajt simpoziumi i gjatë ndërkombëtar “World Asthma Day” – Prishtina 2017. Ky simpozium me karakter ndërkombëtar mblodhi rreth vetës shumë specialistë të fushës mjekësisë interne, të cilët ballafaqohen çdo ditë me raste të ndryshme nga kjo lëmi.  Simpoziumi u mbajt nën  patronatin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në hapjen e këtij simpoziumi Universiteti i Prishtinës u përfaqësua nga prorektorja për zhvillim dhe cilësi e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Teuta Pustina, e cila me një fjalim përshëndetës i ju  drejtua të pranishmëve duke i përgëzuar për punën që kanë bërë dhe do të bëjnë në vazhdimësi. 
Prorektorja Pustina, ndër të tjera shtoj se është tejet e lumtur që UP-ja, në vazhdimësi është përkrahësi më i madhe e simpoziumeve të tilla akademike e që shërbejnë në të mirë të avancimit në mjekësi.
Kurse dr.Luljeta Neziri –Ahmetaj si njëra nga organizatorët e këtij simpoziumi në hapjen solemne falënderoj UP-në për ndihmën që i është dhënë në mbajtën e kësaj ngjarje si dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilët në baza vullnetare kanë punuar që të mbahet ky simpozium.
Simpoziumi “WAD” është i një rëndësie të veçantë pasi ndihmon që profesorët dhe mjekët kosovar të prezantojnë studimet e tyre në fushat  përkatëse dhe të takohen me kolegët e tyre të huaj. Në simpozium morën pjesë edhe profesor e specialist të shumë nga  Anglia, Bullgaria, Maqedonia, Shqipëria vende të tjera në rajon.