Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot ka mbajtur ceremoninë e promovimit të 10 doktorëve të rinj të shkencave. Këta doktorantë janë nga Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti Filozofik dhe Fakulteti i Shkencave Matematiko – Natyrore të UP-së.

Rektori Dema, në hapje të kësaj ceremonie, tha që ka kënaqësinë të bëjë promovimin e 10 doktorantëve të rinj. Ai në fjalën e tij potencoi që puna dhe dija gjithmonë janë të vlefshme, duke shtuar se të mësuarit dhe shkenca nuk kanë asnjëherë fund.

Ndërkaq, ishin dekanët e fakulteteve përkatëse ata të cilët treguan për biografinë e kandidatëve, ndërkaq mentorët e tyre informuan të pranishmi me punimet me të cilat kandidatët u avancuan.

Kandidatët të shpallur doktorantë janë:

Nga Fakulteti Filozofik
1.    Linda Gusia

Nga Fakulteti i Shkencave Matematiko – Natyrore:
1.    Armend Shabani

Nga Fakulteti i Mjekësisë:
1.    Vlora Ismaili – Jaha;
2.    Astrit Hamza;
3.    Linda Dula
4.    Elton Bahtiri
5.    Arbnore Batalli - Këpuska
6.    Blerta Xhemajli – Latifi
7.    Agron Mekaj dhe
8.     Shkëlzen Duçi.

Në këtë ceremoni promovimi që u mbajt në Sallën e Senatit të Rektoratit të UP-së, të pranishëm ishin edhe familjarët e kandidatëve të graduar.