Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin “Eberswalde University for Sustainable Development” në Eberswalde, Gjermani

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin “Eberswalde University for Sustainable Development” në Eberswalde, Gjermani

25 tetor @ 07:56
 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa (semestri veror 2016/2017) për mobilitete në Universitetin “Eberswalde University for Sustainable Development” në Eberswalde, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.

 Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve për programin: International Forest Ecosystem Management (Bachelor)
Për më shumë informata kliko këtu:
http://www.hnee.de/de/Studium/Bachelor-Studiengaenge/International-Forest-Ecosystem-Management/International-Forest-Ecosystem-Management-B.Sc.-E3582.htm

Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e  Prishtinës ’’Hasan Prishtina’’, i cili është i ngjashëm me programin në të cilin aplikon në Eberswalde University for Sustainable Development, preferohet të jenë student të programit Biologji ose Ekologji dhe Mbrojtje e Mjedisit.
– Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar vitin e parë të studimeve.
Numri i bursave dhe kohëzgjatja:
– Tre studentë do të përfitojnë nga kjo thirrje, nga 1 semestër (6 muaj)

Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj)
– Kostot e udhëtimit deri në 275 euro (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
– Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët janë:
– Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin e studimit gjatë këtij viti akademik
– Certifikata e notave / Transkripta
– CV(në gjuhën angleze)
– Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
– Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
– Certifikata e gjuhës angleze

Ju duhet të aplikoni në Eberswalde University for Sustainable Development për programe dhe lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Afati për aplikim është deri më: 15 Nënotor  për fillim të studimeve në semestrin veror  2016/17(20.3 -04.08.2017).
Dokumentet me titull "Eberswalde University for Sustainable Development" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected] dhe [email protected] .
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajll,n ë pdf. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.

 
 

Share This Page

 
 
 
 
 

Kalendari

    «shtator»
    MaEnPrShDi
    28293031123
    45678910
    11121314151617
    18192021222324
    2526272829301
    2345678