Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në University of Glasgow në Skoci

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në University of Glasgow në Skoci

14 prill @ 10:31
 

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në University of Glasgow të Skocisë në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:          
•    Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe Master;
•    Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;

Nivelet e mobilitetit për studentët:
•    Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni në University of Glasgow në Skoci. (Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve).
•    Master: Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni.

Bursat përfshijnë:

•    Kompensimin 850 EUR në muaj për studentët;
•    160 EUR në ditë për stafin;
•    Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës) deri në 360 EUR;
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm 

Kohëzgjatja e bursave:

•    Bachelor dhe Master (në kohëzgjatje prej 3 deri në 10 muaj)

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Universitetin e Glasgow-ës të Skocisë janë:  http://www.gla.ac.uk/coursecatalogue/browsebysubjectarea/   (Sqarim:  Rekomandohet që studentët të përzgjedhin lëndët të:  Level 3 = third year dhe Level 4 = fourth year). Përjashtim këtyre fusha: School of Medicine, Dentistry, Nursing, and Veterinary Sciences.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin  Bachelor dhe Mastër janë:
-    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik) ;
-    Certifikata e notave/Transkripta
-    Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze B2 për periudhën deri në 6 muaj) Për studentët të cilët aplikojnë të qëndrojnë më shumë se 6 muaj  në Glasgow duhet ta kenë certifikatën e gjuhës angleze të lELTS-it.
-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze).
-    CV (në gjuhën angleze)
-    Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
-    Learning Agreement 
(Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm pjesën e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit) Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Glasgowës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Prishtinës.)

Studentët mund të aplikojnë për shkëmbim të studimeve për një semestër (Shtator-Dhjetor 2017) dhe për një vit akademik ose dy semestra (Janar – Qershor 2018)

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik janë:
•    Kontrata e punës
•    Staff Mobility for Teaching - Mobility Agreement /; (që kërkesa të jetë e vlefshme, ajo duhet të jetë e nënshkruar nga aplikanti dhe përfaqësuesi i Universitet të Prishtinës.
•    Kopja e Pasaportës ,
•    CV(në gjuhën angleze),

Afati për aplikim është deri më 29rill 2017


Dokumentet me titull "University of Glasgow -Skoci" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected] .
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.

 
 

Share This Page

 
 
 
 
 

Kalendari

    «shtator»
    MaEnPrShDi
    28293031123
    45678910
    11121314151617
    18192021222324
    2526272829301
    2345678