Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Middle East Technical University, Turqi

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Middle East Technical University, Turqi

17 maj @ 02:02
 

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2017/2018 për mobilitete në Middle East Technical University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime (BA dhe MA)

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar vitin e parë të studimeve)
-Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër)

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin 800 EUR në muaj për studentët
-Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

- Transkripta e notave
- Letër motivimi
- Kopja e pasaportës/letërnjoftimit
- English proficiency document (shkarko këtu)
- Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze B1)

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Middle East Technical University, Turqi, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë:
http://www.metu.edu.tr/faculties-institutes-schools
https://catalog.metu.edu.tr/


Ju duhet të aplikoni në Middle East Technical University për programe dhe lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Semestri dimëror në METU fillon në fund të muajit shtator 2017 dhe përfundon në fund të muajit janar 2018.

Afati për aplikim për semestrin dimëror është deri më: 2 qershor 2017

Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull ‘’Middle East Technical University’’  në emailat:

[email protected], [email protected]

Studentët e përzgjedhur, pastaj do të këshillohen për procedurat e tjera.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajll, në pdf.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.

 
 

Share This Page

 
 
 
 
 

Kalendari

    «shtator»
    MaEnPrShDi
    28293031123
    45678910
    11121314151617
    18192021222324
    2526272829301
    2345678