Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+  në "Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg, Gjermani

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në "Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg, Gjermani

22 maj @ 12:07
 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror në Universitetin e "Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg", Gjermani në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
•    Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor (një semestër).
•    Shkëmbimin e stafit akademik

Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Departamentin e Punës Sociale në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktë tre semestra.

Fushat e mobilitetit janë:
•    Studentët Bachelor (Departamenti për Punë Sociale)
•    Staf

Kohëzgjatja e bursave:
•    Bachelor (1 semestër, rreth 5 muaj) (Tetor - Shkurt)
•    Staf: 5+2 ditë

Bursat përfshijnë:
•    Kompensimin mujor 800 EUR në muaj për studentët; https://www.oth-regensburg.de/international/erasmus.html#panel-13347-5
•    Kompensimin 120 EUR në ditë për stafin;
•    Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR;
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
•    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
•    Certifikata e notave/Transkripta
•    Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2)
•    CV (në gjuhën angleze)
•    Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
•    Kopje e Pasaportës

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
•    CV (në gjuhën angleze);
Planin për mësimdhënie  (Plani për mësimdhënie për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit: (shkarko këtu);
•    Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;
•    Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2);

Afati për aplikim për semestrin dimëror në vitin akademik 2017/2018 është deri më:
30 Maj.


Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare, letrën motivuese dhe njohuritë e gjuhës angleze.
Dokumentet me titull "OTH Regensburg Application" duhet të dërgohen të skanuara tek:  [email protected], [email protected], [email protected], [email protected],

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.

 
 

Share This Page

 
 
 
 
 

Kalendari

    «shtator»
    MaEnPrShDi
    28293031123
    45678910
    11121314151617
    18192021222324
    2526272829301
    2345678