Partneriteti i TLP ndërmjet Universitetit Shtetëror të Arizonës  dhe Universitetit të Prishtinës
Njoftojnë për mbajtjen e seminarit të rëndësishëm certifikues organizuar nga Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie

“Kombinimi i mësimdhënies së mirë me qytetarin e përgjegjshme:Efekti serë dhe gjurma juaj e karbonit”
 
Prof. Shahin Berisha
Qendra Melikian e Universitetit Shtetëror të Arizonës
 
Fakultteti i Edukimit, kati III – Salla e konferencave
9:00 - deri ne mesdite, 5 qershor, 2017
 
Niveli i dioksidit të karbonit (CO2) në atmosferë është rritur në mënyrë dramatike gjatë shekullit XX. Shumica e shkencëtarëve pajtohen se kjo rritje ka qenë e lidhur me aktivitetin njerëzor dhe ka rezultuar në ndryshime të matshme në klimën globale. Shumë shkencëtarë parashikojnë që ky do të jetë kërcënimi më serioz për vazhdimin e ekzistencën tonë në tokë. Parashikimet e shkencëtarëve mbi ndryshimet klimatike – reduktimi i nivelit të akullit në det, rritja e përshpejtuar e nivelit të detit, dhe përzgjatja e periudhave të valëve të nxehta – tanimë janë dëshmuar të jenë të sakta.

Seminari do të fokusohet në shpjegimin e “efektit serrë” (greenhouse effect) me theks të veçantë në CO2. Do të diskutohen burimet kryesore të CO2, protokolet e matjes dhe njësitë e masës, sasia e përgjithshme e CO2  në atmosferë dhe tema të ngjajshme. Mesatarisht, çdo person gjeneron rreth 4000 kg CO2 në atmosferë në vit si rezultat i aktiviteteve të përditshme. Për të ruajtur një klimë të qëndrueshme të planetit, duhet të zvogëlojmë gjenerimin individual të CO2 për përafërsisht 2000 kg në vit. Kjo do të kërkojë që ne të percjellim gjurmët tona të karbonit dhe të ndërmarrim hapa në mënyrë aktive për të zvogëluar atë. Seminari do të tregojë se si llogariten gjurmët e karbonit të një personi (ngasja e makinës, përdorimi i energjise elektrike, ushqimit etj.) dhe do të diskutojmë hapat për të reduktuar gjurmët.

Ky seminar është pjesë e partneritetit mes Univerzitetit Shtetëror të Arizonës dhe Universitetit të Prishtinës i mbështetur nga World Learning, Programi i Lidershipit Transformues (TLP-SP). Seminari do të mbahet në gjuhën angleze me përkthim në gjuhën shqipe. Seminari është i hapur për publikun, por me numër të kufizuar të pjesëmarrësve. Për më shumë informata mund të kontaktoni [email protected] deri me 29 maj, 2017.