Të nderuar përfaqësues të organizatave, kompanive dhe institucioneve në Kosovë,

Kemi nderin t’ju ftojmë të jeni pjesëmarrës të edicionit të shtatë të Panairit Virtual të Karrierës që e organizon Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina “, më datat:  23 (e marte), 24 (e mërkurë) , 25 (e enjte) MAJ 2017 nga ora 10:00h deri 15:00h. Dita e parë e panairit do të mbahet më 23 Maj para ndërtesës së Rektoratit ndërsa dy ditët tjera në platformën virtuale http://pvk.uni-pr.edu
 
Pjesëmarrja juaj në këtë ngjarje do të ndihmonte studentët dhe të diplomuarit që të njihen më afër me mundësitë e punësimit, punës praktike, bursave, trajnimeve, mundësive të punësimit sezonal, etj. që ofroni për ata gjatë sezonit veror apo gjatë vitit të ri akademik. Kësisoj, ju keni mundësinë që të promovoni institucionin tuaj, shërbimet dhe mundësitë që ofroni për zhvillimin e karrierës së studentëve dhe të diplomuarve tanë. Ofroni shansin atyre që janë duke kërkuar punë dhe dëshirojnë të mësojnë më shumë për një shumëllojshmëri të mundësive të ndryshme për ata. Në këtë panair do të marrin pjesë institucionet, bizneset dhe kompanitë që ofrojnë punë, punë praktike dhe trajnime për studentët dhe të diplomuarit si dhe organizatat që ofrojnë kurse, trajnime, mundësi studimi jashtë vendit, etj. Kjo është mundësi e mirë që studentët dhe të diplomuarit tanë të informohen rreth profilit të kompanisë/institucionit tuaj. Çdo ekspozues do të ketë në dispozicion hapësirën fizike dhe virtuale  (për më teper informata referojuni dokumentit: FTESË PËR PJESËMARRJE NË PANAIRIN VIRTUAL TË KARRIERËS - Universiteti i Prishtinës  - Hasan Prishtina -  23, 24, 25 maj 2017).
 
Hapja solemne e panairit do të bëhet më 23 maj 2017, nga ora 10:30h para ndërtesës së Rektoratit nga ana e menaxhmenti të UP-së me një ceremoni të veçantë ku institucionet pjesëmarrëse në panair do ta kenë tavolinën e siguruar dhe do të kenë mundësi që të komunikojnë me studentët e interesuar dhe të shpërndajnë materialet informuese.
 
Çmimi për pjesëmarrje është  : € 100 për 3 ditë
Afati i fundit për konfirmim:  3 maj 2017 ( e mërkurë
)
 
Qendra për Zhvillim të Karrierës
Universiteti i Prishtinës  “ Hasan Prishtina “
Adresa: Biblioteka Kombëtare e Kosovës, kati I
Tel: 038 248 925 ose 926
Email:  [email protected]