Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot ka mbajtur ceremoninë e promovimit të 13 doktorëve të rinj të shkencave. Këta doktorantë janë nga Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Rektori Dema në hapje të kësaj ceremonie tha që ka kënaqësinë të bëjë promovimin e 13 doktorantëve të rinj. Rektori më pas tha që ai po punon intensivisht për të promovuar vlerat shkencore brenda Universitetit të Prishtinës.

Ndërkaq, ishin dekanët e fakulteteve përkatëse ata të cilët treguan për biografinë e kandidatëve, ndërkaq mentorët e tyre treguan për punimet me të cilat kandidatët u avancuan.

Kandidatët të shpallur doktorantë janë:
Nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike:
1.    Vjosa Shatri dhe
2.    Lavdim Kurtaj

Nga Fakulteti i Mjekësisë:
1.    Mergime Prekazi Loxha
2.    Argjira Juniku Shkololli
3.    Mimoza Basholli Salihu
4.    Floren Kavaja
5.    Donika Bajrami
6.    Miranda Stavileci Veliu
7.    Gentian Hoxha
8.    Sabit Sllamniku
9.    Teuta Bicaj
10.    Fatos Sada dhe
11.    Fahredin Veselaj

Në këtë ceremoni promovimi që u mbajt në Sallën e Senatit të Rektoratit të UP-së, të pranishëm ishin edhe familjarët e kandidatëve të graduar.