Njëra ndër ikonat e sportit shqiptar, njëherësh fituesi i 90 medaljeve olimpike, Shaban Terstena vizitoi Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Atë e priti në takim Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Marjan Dema, i cili në emër të UP-së e nderoi atë me mirënjohjen “Fitues i medaljes së artë në lojëra olimpike”.

“Trim në ish- Jugosllavi” e konsideroi Rektori Dema kampionin Terstena në fjalën e tij. Ai e falënderoi kampionin olimpik për vizitën që i ka bërë Universitetit të Prishtinës dhe shtoi që shpirti i madh kombëtar dhe sportiv i kampionit Terstena ka bërë që një popull i tërë të ndihet krenarë më të.

Në anën tjetër, z. Terstena e shpreh shumë falënderues për pritjen që i ka bërë Rektori Dema në tempullin e dijes të kombit shqiptar, siç e konsideroi ai Universitetin e Prishtinës. Ai tha që së bashku duhet të luftojnë qe t’i motivojnë të rinjtë që suksesi në ish- Jugosllavi duhet t’i motivojë ata që tani që tani në liri duhet të arrijnë suksese edhe më të mëdha.

Terstena i dhuroi Rektorit Dema dhe Universitetit të Prishtinës librin e tij “Shaban Terstena – rruga e Kampionit Olimpik”.

Kampioni i parë olimpik shqiptar erdhi në Rektorat pas takimit paraprak me studentët e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit të UP-së, ku kishte mbajtur ligjëratë para studentëve të këtij fakulteti. Shaban Tërstena është një mundës shqiptar, i cili e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Los Angeles në vitin 1984. Ai është vlerësuar si “Sportisti i Shekullit” në Maqedoni.