Çdo fundvitë akademik, Fakulteti i Artëve dega e Muzikës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon koncert me studentët e tij nga programe të ndryshmë të këtij fakulteti.

Këtë vit ky departament ka organizuar diçka ndryshe, në vend që koncertet e tyre t’i mbajnë në sallat e këtij fakulteti, kanë vendosur që koncertin e Orkestrës Frymore ta mbajnë në ambient të hapur,  më saktë në sheshin e kryeqytetit.

       

Arsyeja pse kanë vendosur për një gjë të tillë prof. ass. Florita Raifi – prodekane për çështje mësimore dhe DAM në FA, shpjegon se ishte dëshira e studentëve që të perfomohet në një ambient të hapur dhe koncertin e tyre ta shijojnë që të gjithë edhe kalimtarët e thjeshtë e jo vetëm kolegët apo familjarët e tyre.
Për të parë këtë koncert i pranishëm ishte edhe prof. dr. Marjan Dema – rektor i UP-së si dhe prof. asco. Agim Selimi – dekan i FA, të cilët shijuan programin artistikë që kishin pregatiturë profesorët dhe studentët  e Orkestrës Frymore.

“Student Fest”,  hapjen solemne e kishte dje me koncertin e Absanbket Kamertale për të vazhduar në ditët në vijim me koncertet e tjera që të gjitha do të mbahen në Amfiteatrin e Biblotekës Universitare.
Mbyllja e kësaj jave muzikore do bëhet me koncertin e Orkestrës Simfonike, Korit dhe Solistëve të FA me 19 Maj ora 20:00, Pallati i Rinisë - Salla e Kuqe.

Ne u sjellimi programin e javës së “Student Fest”:

INSTRUMENTET HARKORE DHE KITARA - 15 Maj ora 20:00, ABU

PIANO - 16 Maj ora 20:00, ABU

INSTRUMENTET FRYMORE - 17 Maj ora 20:00, ABU

SOLO KËNDIM - 18 Maj ora 20:00, ABU

ORKESTRA SIMFONIKE, KORI DHE SOLISTËT E FA - 19 Maj ora 20:00, Pallati i Rinisë - Salla e Kuqe