Projekti HERAS - Higher Education, Research and Applied Science in Kosovo, në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojnë “Sesion informues mbi partneritetet programore, grantet për kërkime dhe bursat”. Ky event do të mbahet me 4 maj 2017 duke filluar nga ora 11:00 në Sallën e Senatit në Rektorat.

Sesioni informues në fjalë ka për qellim të shpërndajë dhe shpjegojë më tutje thirrjet për këto mundësi. 

Projekti HERAS kontribuon në mirëfunksionimin arsimit të lartë dhe të hulumtimit në Kosovë, përmes kritereve të European Higher Education Area (EHEA) dhe European Research Area (ERA), duke pasur si objektivë afatgjatë mbështetjen e zhvillimit socio-ekonomik të vendit.