Universiteti i Prishtinës po organizon për herë të parë konferencën ndërkombëtare “Prishtina Media Days” pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Mediave. Kjo konferencë është organizuar nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike të Kosovës, Universitetin e Vjenës dhe Organizatën SEEMO.

Tema e kësaj konferencë që po zë vend në ambientet e Fakultetit Filologjik, flet për “Raportin e gazetarisë më të vërtetën - mediat dhe ndryshimet shoqërore”.

Konferenca “Prishtina Media Days” do të zgjasë tri ditë, ku  pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të mediave nga vende të ndryshme të Evropës, si: i Shqipëria, Serbia, Kroacia, Turqia, Mali i Zi, Austria, Gjermania e vende të tjera. Ajo përbëhet nga nëntë panele diskutimi, në të cilat ndër të tjerash do te diskutohet për: kredibilitetin gazetar dhe gazetarinë si referencë e besimit politik e shoqëror, marrëdhënien në mes të gazetarit dhe audiencës së tij, për televizionin publik dhe për mediat e reja.