Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror në Universitetin e "Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg", Gjermani në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
• Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor (një semestër).
• Shkëmbimin e stafit akademik
Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Departamentin e Punës Sociale në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktë tre semestra.
Fushat e mobilitetit janë:
• Studentët Bachelor (Departamenti për Punë Sociale)
• Staf
Kohëzgjatja e bursave:
• Bachelor (1 semestër, rreth 5 muaj) (Tetor - Shkurt)
• Staf: 5+2 ditë
Bursat përfshijnë:
• Kompensimin mujor 800 EUR në muaj për studentët; https://www.oth-regensburg.de/international/erasmus.html#panel-13347-5
• Kompensimin 120 EUR në ditë për stafin;
• Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR;
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
• Certifikata e notave/Transkripta
• Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2)
• CV (në gjuhën angleze)
• Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
• Kopje e Pasaportës
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
• CV (në gjuhën angleze);
Planin për mësimdhënie (Plani për mësimdhënie për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit: (shkarko këtu);
• Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;
• Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2);
Afati për aplikim për semestrin dimëror në vitin akademik 2017/2018 është deri më:
30 Maj.
Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare, letrën motivuese dhe njohuritë e gjuhës angleze.
Dokumentet me titull "OTH Regensburg Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected], [email protected], [email protected],
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.