Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin Masaryk në Çeki

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin Masaryk në Çeki

10 tetor @ 10:12
 

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin Masaryk të Çekisë, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime(BA dhe MA)
- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor - (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar vitin e parë të studimeve.
- Master - Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktë një semestër).
Kohëzgjatja e bursave:
- Bachelor ( 1 semestër, 5 muaj )
- Master ( 1 semestër, 5 muaj )
Periudha e fillimit të mobilitetit për studentët: Shkurt 2017
- Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (7 ditë; 5 ditë plus dy ditë udhëtim)
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët / 140 EUR në ditë për stafin )
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
 Kostoja e udhëtimit sipas distances:
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
- Çertifikata e gjuhës angleze 
 (Programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet niveli B2.)
Për programet e studimit në gjuhën angleze të ofruara në Universitetin Masaryk ju lutem vizitoni : http://czs.muni.cz/cs/component/content/article/85-incoming-mobility/student/349-incoming-student-practicalities-foreign
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
- CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
- Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Diploma e nivelit të fundit të studimeve.
- Certifikata e gjuhës së huaj
(Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
- Plani i mobilitetit
(Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit.
Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit  klikoni këtu.
Afati për aplikim: deri më datë 20 tetor 2016

Dokumentet me titull "Universitetin i Masarykut" në Çeki, duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected] .
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.


 
 

Share This Page

 
 
 
 
 

Kalendari

    «dhjetor»
    MaEnPrShDi
    2526272829301
    2345678
    9101112131415
    16171819202122
    23242526272829
    303112345