Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani

22 tetor @ 08:25
 

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa (semestri verorë 2016/2017) për mobilitete në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian, në programet:
- Agrokulturë
- Mjekësi Veterinare

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime Master
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Master (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’)
Kohëzagjatja e bursave:
- 1 semester, 5,5 muaj
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët/
- Kostot e udhëtimit deri në 275 euro (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Kostoja e udhëtimit sipas distances:
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze)
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon semestrin/vitin e studimit)
- Certifikata e gjuhës angleze
Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet certifikata të nivelit minimum B2, për programet në gjermanisht minimum niveli B1.
- Learning Agreement
(Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju(studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit
Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Justus-Liebig-Universität Giessen, lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Pasi të plotësohet document ‘Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe tek ‘’Responsible person  at the Sending Institution’’ duhet nënshkruar nga koordinatori i ECTS-ve ose prodekani për çështje mësimore i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Justus-Liebig-Universität Giessen ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare:
  https://www.uni-giessen.de/cms/fbz/fb09/studium/msc/pdf/mp-en.pdf  
- Module descriptions of Transition Management
http://www.agrobiotechnology.de/studying/courses.html
http://www.uni-giessen.de/faculties/f10/international/ects/catalogue/ects-catalogue
Ndërkaq, për modulet në gjuhën gjermane, vizitoni uebfaqen:
https://www.uni-giessen.de/cms/fbz/fb09/studium/msc/mv
Keni kujdes, në Learning Agreement ju duhet të zgjedhni vetëm lëndët e semestrit verorë (SoSe) që ofrohën në Justus-Liebig-Universität Giessen, që përbëjnë jo më pak se 20 ECTS në total.
*(SoSe, nënkupton Summer Semester, ndërkaq WiSe – Winter Semester)
Akomodimi:
Pagesa mujore varion varësisht nga kohëzgjatja e qëndrimit. P.sh. për pesë muaj qëndrimi, pagesa mujore është € 251 për muaj.
Sigurimi Shëndetësor: Studentët përfitues të bursës duhet të kontraktojnë kompani të sigurimeve shëndetësore pasi të keni arrit në Giessen, dhe shuma mujore e sigurimit shëndetësorë është € 80.00 /muaj.


Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.



Dokumentet me titull "Justus-Liebig-Universität Giessen" duhet të dërgohen të skanuara tek:
[email protected], [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajll, si pdf.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.

 
 

Share This Page

 
 
 
 
 

Kalendari

    «dhjetor»
    MaEnPrShDi
    2526272829301
    2345678
    9101112131415
    16171819202122
    23242526272829
    303112345