Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Vilnius University, Lituani

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Vilnius University, Lituani

24 tetor @ 11:45
 

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për semestrin pranveror në Vilnius University, Lituani, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve për një semestër për studentët e nivelit Baçelor dhe Master
Nivelet e mobilitetit për studentët:
-Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të paktën të përfunduar vitin e parë të studimeve)
-Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semester)

Fushat e studimit
:
-Social and behavioural sciences
-Business and administration
-Law

Kohëzagjatja e shkëmbimit:
-1semester, 5 muaj

Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor (750 EUR në muaj për studentët
-Kostot e udhëtimit 275 euro (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Kostoja e udhëtimit sipas distances:
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Dokumentat e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
- Certifikata e gjuhës angleze (Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet minimumi niveli B1).
- Learning Agreement

Keni të drejtë të përzgjedhni vetëm ato lëndë që ofrohën për semestrin pranveror (spring semester), në Vilnius University, që përbëjnë jo më pak se 20 Ects në total për studime Master dhe 30 Ects për studime Bachelor.
EXCHANGE STUDIES: COURSES
Semester: 2016/17 Spring term forthcoming
(Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju(studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit
Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Vilnius University, lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Pasi të plotësohet document ‘Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe tek ‘’Responsible person at the Sending Institution’’ duhet nënshkruar nga koordinatori i ECTS-ve ose prodekani për çështje mësimore i Fakultetit përkatës në UP.
Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Vilnius University ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare:
http://www.vu.lt/en/studies/exchange-students/courses-taught-in-foreign-languages

Afati për aplikim për semestrin pranveror (shkurt 2017) është: 4 nëntor 2016
Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë e juaja në gjuhën angleze.

Dokumentet me titull "Vilnius University Application" duhet të dërgohen të skanuara tek:
[email protected], [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajll,në pdf.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.

 
 

Share This Page

 
 
 
 
 

Kalendari

    «dhjetor»
    MaEnPrShDi
    2526272829301
    2345678
    9101112131415
    16171819202122
    23242526272829
    303112345