Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + Mobility në Riga Technical University, Latvia

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + Mobility në Riga Technical University, Latvia

31 tetor @ 03:37
 

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për semestrin pranverorë në Riga Technical University, Latvi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor, Master dhe PhD

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve).
- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semester).
-PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi PhD në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni).

Fushat e mobilitetit:

⎫    Business & administration
⎫    Information and Communication Technologies
⎫    Engineering and engineering trades
⎫    Languages

Kohëzagjatja e bursave:

-një semestër, rreth 5 muaj

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin mujor: 750 EUR në muaj për studentët
-Kostot e udhëtimit deri në 275 euro (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Kostoja e udhëtimit sipas distances:

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni linkut si më poshtë
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Master

- Certifikata e notave/Transkripta e studimeve Master
- Diploma e Bachelor dhe Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e gjuhës angleze
Për programet e ofruara në gjuhën angleze për nivelin Master kërkohet niveli B2.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin PhD

- Certifikata e notave/Transkripta e studimeve
- CV (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e gjuhës angleze (Për programet e ofruara në gjuhën angleze për nivelin PhD kërkohet dëshmi të njohjes së gjuhës angleze të nivelit B2)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
- Studentët e doktorates kanë të drejtën e aplikimit për hulumtim të temës së doktoratës, por paraprakisht duhet të dorëzoni projekt propozimin (jo më pak se 5 faqe).

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara (Spring Semester 2017) në Riga Technical University ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare:
Baçelor:
http://fsd.rtu.lv/course-list-20162017/ 
 Master:
http://fsd.rtu.lv/studies/masters-studies/
 PhD:
http://fsd.rtu.lv/studies/phd-studies/

Pasi të  pranohëni ne RTU, plotësohet dokument ‘Learning Agreement’’, ku ju do të specifikoni kurset me qëllim që të keni mundësi t’i transferoni kur të kthehëni në UP.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Afati për aplikim për semestrin pranverorë është: 30 Nëntor 2016

Semestri pranverorë në RTU fillon me 1 shkurt dhe përfundon në fund të qershorit.
Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë e juaja në gjuhën angleze.
Dokumentet me titull "Riga Technical University" duhet të dërgohen të skanuara tek:
[email protected], [email protected],

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail, në pdf.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.

 
 

Share This Page

 
 
 
 
 

Kalendari

    «dhjetor»
    MaEnPrShDi
    2526272829301
    2345678
    9101112131415
    16171819202122
    23242526272829
    303112345