Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + Mobility në Universitetin e Grazit, Austri

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + Mobility në Universitetin e Grazit, Austri

30 shtator @ 12:43
 

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Grazit, Austri, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime: Baçelor dhe Master
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e pare të studimeve)
- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve master)
Kohëzagjatja e bursave të shkëmbimit:
-BA dhe MA (në kohëzgjatje prej 5,5 muaj)
Bursat përfshijnë:
- 850 EUR në muaj për studentët
- Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:
- Certifikata e notave/Transkripta (preferohet në gjuhën angleze)
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e gjuhës angleze
Për programet e ofruara në gjuhën angleze/gjermane për nivelin Bachelor kërkohet niveli B2.
Learning Agreement
 (Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju(studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit

Për programet e studimit në Universitetin e Grazit ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare:
https://www.pmf.unizg.hr/en/courses_in_english
Courses: https://online.uni-graz.at/kfu_online/webnav.ini
Guidelines how to search courses: http://static.uni-graz.at/fileadmin/bib/downloads/studierende/incoming/ugo/bibwww_s_ugo_guidelines.pdf
Courses in English: https://online.uni-graz.at/kfu_online/wbENLVSuche.wbEnLvSuchePage
 https://www.uni-graz.at/en/university/information/faculties/

Afati për aplikim për semestrin pranverorë 2017 është: 10 tetor 2016
Semestri pranverorë: shkurt - korrik 2017

Dokumentet me titull "University of Graz Application" duhet të dërgohen të skanuara tek:
[email protected], [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.


 
 

Share This Page

 
 
 
 
 

Kalendari

    «dhjetor»
    MaEnPrShDi
    2526272829301
    2345678
    9101112131415
    16171819202122
    23242526272829
    303112345