Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për stafin akademik të Universitetit të Prishtinës për shkëmbim në Wrocław University of Science and Technology të Polonisë.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e stafit akademik
Bursat përfshijnë:
Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (5 +2 ditët e udhëtimit)
• Për stafin 140 EUR në ditë
• Kostot e udhëtimit deri në 275 euro
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
• Kontrata e punës
• Staff Mobility for Teaching - Mobility Agreement /; (që kërkesa të jetë e vlefshme, ajo duhet të jetë e nënshkruar nga aplikanti, përfaqësuesi i Universitet të Prishtinës dhe një mbikëqyrës i vizitës nga Universiteti i Wroclaw-ës)
• Kopja e Pasaportës ,
• CV(në gjuhën angleze),
• Në mënyrë që të gjeni një mbikëqyrës, duhet të vizitoni faqen e internetit të Wrocław University ose të kontaktoni një Erasmus + Koordinator të Fakultetit përkatës: Erasmus+ Coordinator
Afati për aplikim është deri më: 20 shkurt 2017.
Dokumentet me titull " Wrocław University of Science and Technology " duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected] dhe te gjitha këto dokumente duhet të jenë në gjuhën angleze.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajl,në pdf.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.