Apliko për punë praktike. Kupto më shumë për profesionet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”!

07 korrik @ 10:29
 

Ftohen studentët e UP-së që të aplikojnë për punë praktike –
POZITA TË NDRYSHME NË NJËSITË AKADEMIKE (praktikant) në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Puna praktike ka si objektiv që t’ju ofrojë studentëve mundësi që dijen teorike të nxënë gjatë studimeve, ta aplikojnë në praktikë, në vendin e punës dhe njëkohësisht të fitojnë përvojë të punës praktike. Kjo praktikë do t’ju ndihmojë studentëve që t’i zbulojnë fushat e tyre të interesit, si dhe ta kenë më të qartë se në cilën punë specifike dëshirojnë që të punësohen në të ardhmen. Praktika gjithashtu do t’ju mundësojë punëdhënësve që t’i vlerësojnë nga afër kandidatët potencialë për punësim. Entuziazmi dhe dedikimi i treguar gjatë praktikës, jo vetëm që do të ndikojë në avancimin profesional të kandidatëve, por gjithashtu do të mund të ndikojnë pozitivisht në gjetjen e punës pas diplomimit. Gjithashtu, puna praktike duhet të ju shërbejë studentëve si kohë për ti shkruar temat e diplomës.
Numri i pozitave: 125 praktikantë.

Kriteret për përzgjedhjen e studentëve për punë praktike:

1.    Kandidati i punës praktike duhet të jetë student i rregullt në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
2.    Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, Universiteti i Prishtinës do të marrë parasysh notën mesatare të studentëve.
3.    Studentët që përzgjidhen për të kryer punë praktike duhet të kenë të kryer së paku vitin e dytë të studimeve bachelor ose të jenë të regjistruar në studimet master.
4.    Praktikanti/ja preferohet të ketë: Shkathtësi të komunikimit; Aftësi të mira analitike, Shkathtësi dhe njohuri në aplikimin e programeve kompjuterike nga pako Microsoft Office dhe shkathtësi në punë teknike; Aftësi të punës në grup; Motiv për t’u vetë zhvilluar dhe të mësoni shpejt.

Çfarë duhet të bëni për të aplikuar?

Për të aplikuar për punë praktike, ju duhen ti plotësoni dhe dorëzoni këto dokumente:
1.    CV
2.    Aplikacionin, të cilin mund ta shkarkoni nga web faqja: http://www.uni-pr.edu,
3.    Çertifikatën e notave.

Kur dhe Ku?

•    Data për aplikim: 07/07/2016 deri më 21/07/2016 në ora 12:00.
•    Shpallja e listave do të bëhet me datën: 26 Korrik 2016.
•    Dorëzimi i listës së studentëve të përzgjedhur në Njësitë Akademike do të bëhet me 27/07/2016.
•    Studentët e përzgjedhur për punë praktike, do të nënshkruajnë kontratën e angazhimit me Universitetin e Prishtinës. Për kohën e nënshkrimit të kontratës, kandidatët do të informohen përmes e-mailit të dhënë në aplikacion.
•    Dokumentet duhen të dorëzohen në formatin elektronik pdf, në email adresën [email protected]
•    Studentët do të jenë të angazhuar me orar të plotë (8 orë) në njësitë përkatëse akademike.
•    Puna praktike në Universitetin e Prishtinës është me pagesë (80€/muaj).
•    Praktika për studentët e përzgjedhur do të zgjasë tre muaj (3 muaj), nga data 15 Shtator 2016 deri më 15 Dhjetor 2016.

E hapur për të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Praktikantët në përfundim të programit të punës praktike do të pajisen me Referencë dhe Certifikatë nga: Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina “.

 

 
 

Share This Page

 
 
 
 
 

Kalendari

    «dhjetor»
    MaEnPrShDi
    2526272829301
    2345678
    9101112131415
    16171819202122
    23242526272829
    303112345