Propozim:
Plani vjetor i trajnimeve
të cilat i ofron Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie
Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie planifikon që edhe pas përfundimit të suksesshëm të aktiviteteve të parapara me projektin e “Tempusit”, ta vazhdojë veprimtarinë e vet në lëmin e aftësimit të mësimdhënësve universitar për mësimdhënie bashkëkohore.
Për këtë qëllim, Nga Bordi i QPM-së në bashkëpunim edhe me trajnerët e certifikuar dhe ekspertë tjerë të KEC, kanë përgatitur modulet përkatëse të cilat janë të gatshëm të iu ofrojnë mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve të rijë në UP në periudhën: Shtator 2008 – shtator 2009.
Fillimisht seminaret modulare organizohen sipas fushave ne vijim:
1. Shkathtësitë bazë për mësimdhënie efektive;
2. Rrugë e strategji për mësimdhënie ndërvepruese;
3. Planifikimi, organizimi dhe moderimi bashkëkohor i procesit në mësimdhënien universitare;
4. Ecuri për zbatimin e MKLSH në mësimdhënien universitare;
5. Mundësi për zbatimin e mësimit problemor në mësimdhënien universitare.
Temat - përmbajtjet modulare të seminareve të mësipërme do të jenë nga fushat në vijim:
   • Bazat e didaktikës universitare;
   • Strategji e teknika për mësimdhënie efektive;
   • Shkathtësi për prezentim të suksesshëm;
   • Ecuri për vlerësimin bashkëkohor të diturive në mësimdhënien universitare.

Modulet e mësipërme organizohen në seminare në kohëzgjatje të ndryshme. Ato modelohen nga të paktën 10 seanca ( dy ditë e gjysmë , por sipas kërkesave të interesuarve ato mund të organizohen në kohëzgjatje edhe më të madhe – deri në 120 orë trajnimi ).
Një ditë seminari përbëhet nga:
   • Katër sesione nga 90 minuta;
   • Dy pauza për kafe nga 15 minuta;
   • Pushimi i drekës në kohëzgjatje prej 60 minuta.

Një seancë seminari rëndom përmban:
   • Deri në 20 minuta reflektim i vijuesve për veprimtaritë e seancës;
   • Deri në 30 minuta trajtim teorik të problemit;
   • Deri në 20 minuta veprimtari praktike të vijuesve;
   • Deri në 20 minuta – reflektim i vijuesve dhe i trajnerit për aktivitetet e seancës.

Kurset e mësipërme organizohen sipas niveleve në vijim:

a / - Niveli elementar 
Seminar fillestar për asistentë të rinj dhe asistent;
Lloji i certifikatës: Certifikatë për vijueshmëri të moduleve të seminarit
Shkathtësitë bazë për mësimdhënie të suksesshme.

b / - Niveli i mesëm
Seminar mbi bazën e seminarit të nivelit elementar;
Lloji i certifikatës: Certifikatë për kryerje me sukses të moduleve të seminarit Shkathtësitë bazë për mësimdhënie të suksesshme.

c / - Niveli i lartë
Seminar i avancuar
Lloji i certifikatës: Certifikatë për aftësim për mësimdhënie universitare të përparuar.

Kostoja financiare e planifikimit, organizimit dhe realizimit të një seminari sipas niveleve:
a / - Niveli elementar
Kohëzgjatja - 10 seanca
Trajnerë - 10 persona X 40 € = 400 €
Materialet e nevojshme: 50 €
Pije freskuese dhe ushqim: 3 X 160 € = 480 €
Gjithsej: 930 €
Numri i planifikuar i seminareve: 3 X 930 =2.790 €

b / - Niveli i mesëm
Kohëzgjatja - 12 seanca
Trajnerë 12 persona X 40 € = 480 €
Materialet e nevojshme: 60 €
Pije freskuese dhe ushqim: 3 X 160 € = 480 €
Gjithsej: 1020 €
Numri i planifikuar i seminareve: 3 X 1020 =3.060 €

c / - Niveli i lartë
Kohëzgjatja - 14 seanca
Trajnerë 14 persona X 40 € = 560 €
Materialet e nevojshme: 70 €
Pije freskuese dhe ushqim: 4 X 160 € = 640 €
Gjithsej: 1270 €
Numri i planifikuar i seminareve: 3 X 1270 =3.810 €

Gjithsej për 9 seminare................................ 9.710 €

Burimet e mundshme të buxhetit:
1. Donatorët e mundshëm
2. MASHT- Sektori për trajnime;
3. Universiteti i Prishtinës – Mjetet e grumbulluara sipas MM të mirëkuptimit ndërmjet MASHT dhe UP-së;
4. Nga participimi i vijuesve.

Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie, sipas Rekomandimit të MASHT dhe të UP-së është e gatshme të ofrojë kurse trajnimi edhe për bartësit e arsimit universitar privat. Shuma e pagesave për seminare sipas niveleve për kërkuesit e arsimit universitar privat është dyfishi i shumës së kërkuar sipas propozimeve të mësipërme.
Vendimin përfundimtarë, sipas kërkesës së Bartësve Privat të arsimit universitar, me propozim të Bordit të QPM e merr Rektori i Universitetit të Prishtinës.

Prishtinë, më 9. 06. 2008 Bordi i QPM-së