Universiteti i Prishtinës ka luajtur rolin dhe misionin e veçantë në rrafshin ndërkombëtar edhe me nderimin e personaliteteve të njohura botërore politike, shkencore, arsimore, humanitare, kulturore me ndarjen e titullit "Doktor Nderi-Honoris Causa".

 

Titulli "Doctor Honoris Causa" jepet për:
  1. Arritje të mëdha në fushën e shkencës dhe artit;
  2. Kontributet e rëndësishme në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore në mbështetjen dhe konsolidimin e paqes.
 
Që nga themelimi e deri në vitin 2009 ky çmim iu dha këtyre personaliteteve:
 
1. Josip Broz Tito, kryetar i ish-Republikës Socialiste Federative e Jugosllavisë (1975)
2. Fahrudin Ali Ahmed, kryetar i Republikës së Indisë (1975)
3. Akademik Dragisha Ivanoviç, profesor i Universitetit të Beogradit (1987)
4. Michael Weninger, ambasador i Austrisë në Beograd (2001)
5. Dr. Bernard Kouchner, kryeadministrator i Kosovës (2002)
6. Dr. William Kerr, kryetar i Kolegjit La Roche (2003)
7. William Jefferson Clinton, president i SHBA-së (2003)
8. Ismail Kadare, shkrimtar (2003)
9. Prof. mag. dr. Wolfgang Benedek, profesor në Fakultetin Juridik-Grac, Austri (2004)
10. Prof. dr. Bamir Topi, president i Republikës së Shqipërisë (2008)
11. Prof. dr. Erhard Busek, rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara Salzburg, Austri (2009)
12. Prof. dr. Sali Berisha, kryeministër i Republikës së Shqipërisë (2009)
13. Dr. Albert Rohan, ambasador (2009)
14. Anthony Charles Lynton Blair, kryeministër i Britanisë së Madhe (2009)