Sipas statutit të Universitetit të Prishtinës
Neni 157
1. Interesat e studentëve do të përfaqësohen në kuadër të Universitetit me këto organe:
1.1. Parlamenti i studentëve në nivel të Universitetit;
1.2. Këshilli i studentëve në nivel të njësisë akademike.
Neni 159
1. Parlamenti i studentëve është organi suprem i përfaqësimit të studentëve.
Neni 160
1. Këshillat e studentëve janë organet e përfaqësimit të studentëve në secilën njësi
akademike.
Kryesia e Parlamentit Studentor si organ suprem i përfaqësimit të studentëve të UP-së i zgjedhur me shumicën e antarëve të Parlamentit Studentor përbëhet nga:
Musa Berisha
Kryetar i Parlamentit Studentor, Exofficio Senator në Senatin e UP-së
Gezim Maloku
Nënkryetar i Parlamentit Studentor
Dardan Isufi
Nënkryetar i Parlamentit Studentor
Shaban Qerkini
Sekretar i Përgjithshëm i Parlamentit Studentor
Qëndrimet zyrtare të Parlamentit Studentor rreth ngjarjeve aktuale mund të i gjeni edhe ne Facebook si Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"